AKTUALE

Ali Ahmeti në Tiranë në varrimin e Fatos Nanos: “U nda nga jeta një mik i orëve të vështira”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë sot në ceremoninë mortore të ish-kryeministrit shqiptar Fatos Nano, i cili u përcoll për në banesën e fundit me nderime shtetërore në Tiranë.

Ahmeti shprehu dhimbje të thellë për ndarjen nga jeta të mikut dhe bashkëpunëtorit të tij të dikurshëm, duke e cilësuar Nanon si “një personalitet me vizion dhe urtësi politike, që la gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë”.

“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim të vjetër, shokut tim të orëve të vështira. Na lidhte miqësia, bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë që lindi në kohëra sfidash. Fatos Nano do të mbetet një figurë e rëndësishme që punoi për unitetin dhe integrimin e shqiptarëve”, – tha Ahmeti.

Në ceremoni ishin të pranishëm figura të shumta politike nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët nderuan jetën dhe veprën e ish-kryeministrit Nano.

Banner

Related posts

LEN-i dhe ASH-ja zyrtarizojnë nesër bashkëpunimin, liderët takohen edhe me Kurtin

Gjyla Halili

Vdes gjimnazisti nga Shkupi, u helmua nga droga e futur në pije

admin

Faton Ahmeti uron 1 Qershin: Le të jenë buzëqeshjet e tyre çdo ditë një kujtesë se bota mund të jetë më e mirë!

Gjyla Halili