AKTUALE

Ali Ahmeti në Prilep të Deçanit: Sakrifica e dëshmorëve udhërrëfyes për të ardhmen

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë sot në homazhet e organizuara te varrezat e dëshmorëve në fshatin Prilep të Deçanit, duke nderuar sakrificën e të rënëve për liri dhe dinjitet kombëtar.

Gjatë vizitës, Ahmeti theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe respektit të përhershëm ndaj dëshmorëve, duke e cilësuar këtë si një obligim moral dhe kombëtar për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe figurës së Shpend Mazrekajt, dëshmor i luftës në Maqedoni, i cili konsiderohet si i pari i rënë nga viset shqiptare jashtë Maqedonisë. Sipas Ahmetit, figura e tij simbolizon unitetin e idealit kombëtar për liri dhe barazi.

Ahmeti u shpreh se sakrifica e dëshmorëve duhet të shërbejë si udhërrëfyes për angazhimin e mëtejshëm në ndërtimin e një të ardhmeje më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë qytetarët.
Në fund, ai bëri thirrje për përkushtim të vazhdueshëm në ruajtjen dhe avancimin e vlerave për të cilat dëshmorët dhanë jetën.

Banner

Related posts

Kasami: Punësimet e reja bëhen me parimin e e përfaqësimit të drejtë

Gjyla Halili

Liderët e BE-së kërkojnë zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi

admin

Mickoski: Kam besim të plotë në punën e zv/kryeministrit Mexhiti!

Gjyla Halili