AKTUALE

Ali Ahmeti nderohet nga kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi

Në një ceremoni solemne për nderimin e 35-vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit – Nesimi Elshani, Halim Hoti, Agron Fetahu dhe Hilmi Krasniqi, Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, ndau Medaljen e Lirisë dhe Mirënjohjen e Komunës së Rahovecit për Kryetarin Ali Ahmeti.
Mirënjohja iu dha për kontributin e vazhdueshëm atdhetar të Kryetarit Ahmeti në të gjitha periudhat e historisë së re kombëtare, për angazhimet e tij të përhershme në funksion të afirmimit të çështjes shqiptare, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, dhe për mbrojtjen e vlerave historike të shqiptarëve në trojet e veta.

Në mungesë të Kryetarit Ahmeti, nderimi iu dorëzua simbolikisht Nënë Stanës, një heroinë e vërtetë e UÇK-së, nënës së tre ushtarëve të Zonës Operative të Karadakut. Ajo, gjatë luftës, ofroi mbështetje të paçmuar për mbi 300 luftëtarë të lirisë, duke siguruar strehim, ushqim, pastrim të rrobave dhe mirëmbajtjen e armatimit. Nënë Stana u bë një simbol i qëndresës dhe përkushtimit të paepur për lirinë dhe atdhenë.

Ky nderim është një shenjë e vlerësimit për të gjithë ata që dhanë jetën dhe që kontribuan në çlirimin e kombit shqiptar, dhe është një kujtesë e rëndësishme për vazhdimin e luftës për liri dhe dinjitet.

Lavdi për dëshmorët dhe të gjithë ata që dhanë gjithçka për lirinë e kombit tonë!

Banner

Related posts

Ali Ahmeti: Sot vendoset ardhmëria e shqiptarëve dhe rajonit (VIDEO)

admin

Bajram Rexhepi: “VLEN-i do të mbetet në histori si një relikt vazaliteti dhe si një instrument për nënshtrimin e shqiptarëve”

Gjyla Halili

Sinishtaj përkujton fitoren e madhe të Skënderbeut në Albulenë – paralajmëron shtatoren e heroit tonë kombëtar më 28 nëntor në Tuz

Gjyla Halili