AKTUALE

Ali Ahmeti mbledh Kryesinë e BDI-së: Fokus te Marrëveshja e Ohrit dhe forcimi i strukturave partiake

Bashkimi Demokratik për Integrim informon opinionin publik se Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, konvokoi mbledhjen e tretë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm.

Në këtë mbledhje u diskutuan zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë në sfidat që lidhen me respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, si dhe tendencat shqetësuese që cenojnë balancën ndëretnike dhe funksionimin demokratik të institucioneve.

Po ashtu, u trajtuan çështje që ndërlidhen me organizimin e brendshëm partiak, me fokus në konsolidimin dhe fuqizimin e strukturave në terren, si përgjigje ndaj dinamikave të reja politike.

Në këtë kuadër, Kryetari Ali Ahmeti njoftoi Kryesinë edhe për emërimet e kryetarëve të rinj të degëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, si vijon:
• Bogovinë – Elez Ramadani
• Jegunovcë – Valon Nuhiu
• Shuto Orizarë – Ilaz Leskovica

BDI vlerëson se në këtë periudhë të rëndësishme politike, kërkohet qartësi, përgjegjësi dhe vendosmëri në mbrojtjen e arritjeve strategjike dhe të drejtave të qytetarëve.

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i palëkundur në përkushtimin e tij për të forcuar strukturat partiake, për të ruajtur stabilitetin politik dhe për të garantuar avancimin e proceseve demokratike dhe eurointegruese të vendit.

Banner

Related posts

LSDM: VMRO me gënjeshtra patologjike për rrugën Stracin – Kriva Pallankë, por fotografitë nuk gënjejnë

Gjyla Halili

Mexhiti: Do të angazhohemi fuqishëm për të unifikuar zërin opozitar në vend

admin

Larg duart nga arsimi: A po shantazhohen profesorët nga Adnan Azizi dhe Bilall Kasami për vota?

Gjyla Halili