AKTUALE

Ali Ahmeti: Dje Prishtina, sot Tirana nesër Shkupi, bashkimi ynë është përgjigja më e fortë

Lideri Ali Ahmeti e përshkroi protestën në Tiranë si një vazhdimësi të përpjekjes mbarëkombëtare për drejtësi dhe dinjitet.

Ai theksoi rëndësinë e bashkimit shqiptar kundër padrejtësive dhe tha se shqiptarët në të gjitha trojet duhet të qëndrojnë bashkë për lirinë e çlirimtarëve dhe për të ardhmen euro-atlantike të kombit shqiptar.

“Të dashur organizatorë, drejtues të institucioneve të Republikës së Shqipërisë: Sot jemi bashkë Tirana, Prishtina dhe Shkupi. Dhe kështu qofshim gjithmonë! Jemi bashkuar në Sheshin “Skënderbej” në Prishtinë, sot në Tiranë, dhe nesër në Shkup!”, njofton TS.

Ai më tej tha se shqiptarët duhet të bëhemi bashkë, ashtu siç jemi bashkuar për, Kosovën Republikë, Shqipërinë Demokratike në NATO dhe Bashkimin Europian, shqiptarët e barabartë në një Maqedoni Euro-Atlantike, të drejtat e shqiptarëve në Luginë dhe në Mal të Zi, ashtu duhet të bashkohemi edhe për lirinë e çlirimtarëve dhe për dinjitetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Banner

Related posts

Përfaqësuesit e Organizatës Evropiane për Siguri dhe Bashkëpunim vizituan SPB-në e Tetovës

admin

Turizmi po rrit çmimet! Ekspertët: Ushqimet 3% më shtrenjtë, qytetarët punojnë vetëm për t’u ushqyer

Gjyla Halili

Arrestimi i veteranit të UÇK’së, Ambasadori Qehaja: S’ka rrezik për dorëzimin e Blerim Ramadanit në Serbi

Gjyla Halili