AKTUALE

Alen Gjokaj, u emërua drejtor i Organizatës Turistike, në komunën e Tuzit.

Gjokaj, me profesion është profesor i ciklit klasor dhe ushtroi profesionin e mësimdhënësit përmbi 17 vjet, në Shkollën fillore “’Mahmut Lekiq”.

Me pranimin e kësaj detyre, drejtori Gjokaj për portalin Malesia.org shprehet se qellimi kryesor i tij është avancimi i promovimit të vlerave kulturore dhe turistike në Malësi. Projektet e filluara deri tani janë një pikënisje e bukur. Synimi ynë është që edhe më shumë të prezentojmë bukuritë natyrore të Malesisë, konkretisht Liqenit të Shkodërs, Cemit, viseve malore etj.
Malësia ka potenciale turistike të mjaftueshme. Ne së bashkut me qytetaret dhe organizata tjera që veprojnë në këto drejtime, sygjerimet e të cilave janë të mirëardhura në OTT, do të tentojmë që sa më shumë t’i rregullojmë kushtet dhe organizojmë aktivitete që do të shfaqin këto bukuri në sy të qytetarëve tonë dhe turistëve, përfundon Gjokaj.

Banner

Related posts

Arrestohet gazetari Furkan Saliu

Gjyla Halili

Stano: Asociacioni është obligim që Kosova vetë e ka marrë

admin

Ditët e zgjedhjeve në mes të javës shkaktojnë telashe për bizneset

Gjyla Halili