AKTUALE

Albi Qamili thyen heshtjen zgjedhore, KSHZ të reagojë!

Bartësi i listës për Tetovë nga VLEN, Albi Qamili, ka thyer heshtjen zgjedhore duke postuar një videomaterial sot rreth orës 15:20.
Në videon e postuar bëhet thirrje për të votuar Bilall Kasamin. Nuk dihet nëse KSHZ do të reagojë për këtë shkelje.

Nga ana tjetër, Albi Qamili ka keqpërdorur NPK-në për të paguar gazetarë me qëllim propagandimin për Bilall Kasamin.
Qamili, përmes kontratave të NPK-së, ka paguar gazetarë për të bërë propagandë për Bilall Kasamin.
Në kontratat e NPK-së janë parë punonjës mediatik që kanë propaganduar për Bilall Kasamin, ndërsa janë kontraktuar për pastrimin e rrugëve.

Kontratat janë bërë publike në rrjetet sociale dy ditë më parë.

Banner

Related posts

Mërgata në Zvicër po Mobilizohet per 2 nentorin  për zgjedhjet  – Pa Parti, Vetëm për Kërçovën

Gjyla Halili

Sela: Nuk bisedoj për ministri por për Kushtetutë

Gjyla Halili

Grubi: Marrëveshja me “Bechtel dhe Enka” nuk do të publikohet, është e klasifikuar

admin