BOTA

Alarm për bombë në Paris/ Evakuohet Kulla Eifel, skuadra për çaktivizimin e bombave në vendngjarje

Në Paris, tre katet e Kullës Eifel dhe sheshi përballë saj u evakuuan pas një mesazhi që njoftonte praninë e një bombe brenda monumentit në qendër të kryeqytetit francez

Këtë e ka bërë të ditur BfmTv duke cituar burime policore.

Një skuadër për çaktivizimin e bombave është në veprim për një inspektim.

Kompania që menaxhon Kullën Eifel i tha  gazetës Le Figaro se ishte “procedurë normale në këtë lloj situate”.

Në vendngjarje, përveç skuadrës së bombave që po verifikojnë nëse ka vërtet bombë, kanë ndërhyrë edhe forcat e rendit, të cilat kanë vijuar largimin e turistëve dhe vizitorëve.


Top Channel

Banner

Related posts

“Pesë mijë euro për lirinë”/ Italia vendos kushtin, si t’u shpëtojnë qendrave të ndalimit emigrantët nga vendet e sigurta

admin

Arrestohet një ish-zyrtar i FBI-së, dyshohet se u morrë me pastrim parash e sanksione nga Rusia

admin

Kontrolli i Prigozhinit mbi grupin Wagner, i paqartë

admin

Leave a Comment