AKTUALE

Aktiviteti i Bilall Kasamit tek Parku i Gruas – Tetovë

Bashkë me përfaqësuesit e NPK, kandidatët për deputetë, aktivistë dhe aktiviste, sot pastruam dhe kositëm barin tek Parku i Gruas në Tetovë. Puna dhe investimet për qytet më të pastër janë një nga prioritetet tona kryesore. Këtë e dëshmojmë me punën tonë të vazhdueshme.

Tetovën e gjetëm nën gërmadha, me gropa, pa rrugë e pa bulevarde.

Sot, për çdo ditë po shndërrohet në qytet europian. Me rrugë e rrugica të asfaltuara, me bulevarde të reja që lehtësojnë qarkullimin e qytetatëve dhe kaosin në qytet. Në Tetovë, sot investohet më shumë se kurrë në ekologji, mirëmbajtjen dhe ndërtimin e parqeve të reja. Të tjerët “agjendën e gjelbër” e përdorën vetëm për ta mbuluar korrupsionin, ndërsa mbuloheshin nga deponitë. Ne sot i japim qytetit tonë frymë dhe mjedis të pastër jetësor.

Për Tetovën ja VLEN.

Banner

Related posts

KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV – SË REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI PRITI PËR VIZITË KORTEZIE AMBASADORIN E RI TË REPUBLIKËS FRANCEZE NË SHKUP SH.T. KRISTOF LE RIGOLER

Gjyla Halili

Sadiku për vërshimet në Studeniçan: Nuk ka viktima ose të lënduar, dëmet janë vetëm materiale

Gjyla Halili

Sot pjesë e madhe e Tetovës dhe disa fshatra do të mbeten pa energji elektrike

Gjyla Halili