AKTUALE

Aksident në Shkup, lëndohen tre persona
by D V

MPB njofton se sot ka ndodhur një aksident në Shkup, në të cilën janë lënduar tre persona.

“Në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Aradhat Partizane” në Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti “Chevrolet” me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.S Shkupi dhe automjeti “Audi” me targa të Shkupit i drejtuar nga B.A (27) nga fshati Saraj, Shkup.

Në aksident lëndime të rënda ka marrë E.S. të konstatuar në Kompleksin “Nënë Tereza”. Shoferi B.A. ka marrë lëndime të lehta të konstatuar në spitalin “8 Shtatori”, ndërsa bashkudhëtari I.A. (32) nga fshati Lubin gjithashtu ka marrë lëndime të lehta të konstatuar në spitalin “Shën Naum i Ohrit”.

Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik.

Banner

Related posts

Agron Dedivanaj publikon raportin financiar të “Jehonës së Malësisë” që thyen rekorde: Shumë pozitiv dhe i qëndrueshëm

Gjyla Halili

Tetova, Gostivari, Zhelina dhe komunat tjera të Pollogut dështojnë në luftën kundër ndotjes së ambientit

Gjyla Halili

Nga seanca qeveritare: 600 milionë denarë për pagesa të ngecura direkte për bujqit

Gjyla Halili