AKTUALE

AKI shpalli emrin e bartësit të listës për këshilltarë në Qytetin e Shkupit

Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka prezantuar bartësin e listës së këshilltarëve për Qytetin e Shkupit. Në këtë garë, këtë rol do ta mbajë Abdul-Selam Selami.

Ai do të jetë pjesë e ekipit të udhëhequr nga kandidati për Kryetar të Qytetit të Shkupit, Skender Rexhepi – Zejd, me të cilin synojnë të përfaqësojnë interesat e qytetarëve shkupjanë dhe të ofrojnë një vizion për një kryeqytet modern dhe europian.

“Bashkë do të fitojmë, bashkë do t’i themi stop të keqes, bashkë për dinjitetin shqiptar”, theksohet në njoftimin e subjektit.

Banner

Related posts

Sllupçani, si Prekazi e Glogjani….!

Gjyla Halili

Fatmir Dehari prezanton listën e këshilltarëve për Kërçovën: “Bashkë për qytetin tonë!”

Gjyla Halili

Taravari dha afat 6 muaj për Ndryshimet kushtetuese, Andonovski: VMRO nuk funksionon nën diktat, çështjet duhet diskutuar ndryshe

Gjyla Halili