AKTUALE

Ahmeti: Shqipërisë i qofshim falë, gëzuar Ditën e Flamurit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në një shkrim në Fejsbuk, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 113 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit.

“Një komb, një gjuhë, një flamur, një qëndrim, të bashkuar në Evropë. Kombi duhet dhe nderohet me vepra dhe me përkushtim çdo ditë, në çdo gjë që bëjme dhe çdo gjë që themi. Të gjithë bashkë e kemi obligim ta ndihmojmë Shqipërinë që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian më 2030. Të gjithë bashkë e kemi obligim që shtetësinë e Kosovës ta rrumbullakësojmë në partneritet me SHBA-në dhe BE-në. Të gjithë bashkë e kemi detyrim barazinë në Maqedoninë e Veriut dhe integrimin europian. Të gjithë bashkë i kemi amanet shqiptarët në Luginë, Mal të zi dhe mërgatë. Shqiptarë të mi të dashur, Shqipërisë i qofshim falë, gëzuar Ditën e Flamurit dhe të shpalljes së pavarësisë, e përjetshme Shqipëria. Rroftë kombi ynë, rroftë Shqipëria, lavdi dëshmorëve të kombit!” shkroi Ahmeti në Fejsbuk.

Banner

Related posts

“Levica”: Toshkovski mbron familjen Saliu që udhëheq Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim!

Gjyla Halili

Snopçe: Rrezikohet ansambli muzikor në Tetovë

Gjyla Halili

VLEN: BDI-ja e Grubit dhe Merkos personazhet e listave të zeza mund ta informojnë vetëm Kremlinin

Gjyla Halili