AKTUALE

Ahmeti në takim me Forumin e Gruas në Gostivar: Kemi obligim moral për të respektuar gruan shqiptare

Kam obligim moral për të respektuar gruan shqiptare, sepse më kanë strehuar, me pushkë nën jastëk kanë fjetur për të më mbrojtur mua më është krijuar momenti, pse mos u dalë zot këtyre nënave, motrave e grave për barazi”, kështu tha mes tjerash lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Ali Ahmeti në takimin e së premtes me Forumin e gruas në Gostivar.

“Kur kam ardhur nga ushtria dhe u shndërruam në politik asnjë grua shqiptar nuk ka pasur në asnjë institucion, as në Parlament, as në Qeveri, nga zeroja ja kemi nisur. Thua se dalim nga regjimi i mesjetës! Sot për të arriturat gëzohem, por nuk jam krenar. Nga 15 deputet, gjashtë janë gra, 40 për qind, por nuk dua të matet përfaqësimi i nënave, grave e morrave me përqindje. Le të jetë garë e hapur. Pse çka u mungon grave, inteligjenca, jo! U them drejt, se aty ku qeverisin gratë më mirë më ka dalë se te burrat. Më me ndershmëri, më me përgjegjësi, më me korrektësi i bëjnë punët, këto i kam vërtetuar. Ky do mbetet angazhimi përhershëm i yni”, potencoi Ahmeti.

Banner

Related posts

Mobilizohet diaspora në Gjermani dhe Itali për VLEN: Vendlindja na thërret, të shkojmë të votojmë më 8 maj

Gjyla Halili

Izet Mexhiti: Hapësira shqiptare nuk është strehë për të korruptuarit dhe non- gratat!

Gjyla Halili

Flamuri amerikan ngrihet në një xhami në Prishtinë, imam Maliqi: Do ta bëjmë traditë

admin

Leave a Comment