AKTUALE

Ahmeti në Hotël për ngushëllime te familja e dëshmorit Emerllahu

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë, realizoi sot qëndroi për ngushëllime te familja e dëshmorit Hasip Emerllahu, në fshatin Hotël, me rastin e ndarjes nga jeta të nënës së tij.

Gjatë vizitës, Ahmeti shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen Emerllahu, duke vlerësuar lart sakrificën e nënës së dëshmorit dhe rolin e pazëvendësueshëm të nënave që dhanë më të shtrenjtën e tyre për lirinë dhe të ardhmen e popullit shqiptar.

“Sakrifica e këtyre nënave është themeli i lirisë sonë dhe meriton respektin dhe nderimin më të lartë institucional dhe kombëtar,” u shpreh Ahmeti.
Lavdi dëshmorëve të kombit 🇦🇱

Ja postimi plotë:

Sot, bashkë me bashkëpunëtorë, zhvillova një vizitë ngushëlluese te familja e dëshmorit Hasip Emerllahu, në fshatin Hotël, për të shprehur ngushëllimet e mia me rastin e ndarjes nga jeta të nënës së tij.

Sakrifica e kësaj nëne, ashtu si e të gjitha nënave që dhanë më të shtrenjtën e tyre për lirinë dhe mirëqenien e popullit shqiptar, meriton respektin dhe nderimin më të lartë.

Lavdi dëshmorëve të kombit 🇦🇱

Banner

Related posts

Kryetari i komunës z. Iljas Veseli mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me përfaqësues nga komuniteti i biznesit që vijn nga komuna e Sarajit, me temën “Investimet lokale e përmirësojnë cilësinë e jetës”.

Gjyla Halili

Përleshje fizike në Kuvend, deputetja e LSDM thotë se u sulmua nga deputetja e VMRO

admin

Myftiu i Tetovës Dr. Selver Xhemaili mori pjesë në 30 vjetorin e UT-së

Gjyla Halili