AKTUALE

Aggeler: Korrupsioni është epidemi në Maqedoninë e Veriut

Ambasadorja amerikane në RMV, Angela Aggeler, në TV21 ka folur për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, korrupsionin në vend, listën e zezë të SHBA-së, shtetin e së drejtës.

Ageler thotë se korrupsioni është kancer në Maqedoninë e Veriut dhe se ka përmasa epidemike.

“Korrupsioni mendoj se është epidemi, është kancer në këtë vend. Unë besoj që ata që janë të përfshirë në akte të korrupsionit janë hajdutë. Besoj se janë duke vjedhur nga ky shtet dhe nga qytetarët. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për para, besoj që janë duke vjedhur edhe mundësinë, besoj se janë duke vjedhur në shumë instanca edhe shpresën dhe se njerëzit e këtij shteti meritojnë të kenë liderë, nisma për biznes dhe sipërmarrës të sinqertë”, tha Aggeler.

Sipas saj, zgjedhjet që po vijnë, janë zgjedhje ku do të vendoset e ardhmja e Maqedonisë së Veriut.

“Unë besoj se rrugëtimi i ardhshëm i këtij vendi do të vendoset në shumë mënyra nga zgjedhjet që vijnë”, tha ambasadorja Aggeler.

Banner

Related posts

Blerim Bexheti një politikan i pamposhtur i Dërvenit plot 20 vite

Gjyla Halili

Në Kuvend janë caktuar seanca të tre komisioneve

Gjyla Halili

ME ALI AHMETIN MAQEDONIA NË NATO

Gjyla Halili