AKTUALE

Adi Krasta bashkon zërin me studentët shqiptarë në RMV: Gjuha shqipe është e panegociueshme

Gazetari nga Shqipëria Adi Krasta ka shprehur mbështetje publike për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se gjuha shqipe është “absolutisht e panegociueshme” kudo ku jetojnë shqiptarët.

Në reagimin e tij, ai u shpreh se përdorimi i barabartë i gjuhës shqipe duhej të ishte zgjidhur prej kohësh dhe se kjo çështje tashmë është kthyer në një kauzë të drejtë dhe shumë të rëndësishme për shqiptarët.

“Mbështes protestën. Bashkoj zërin tim me atë të vajzave e djemve studentë në Maqedoninë e Veriut”, theksoi Krasta në reagimin e publikuar.

Ja postimi plotë:

Gjuha Shqipe kudo ku jemi e jetojme eshte absolutisht e panegociueshme. Nese do kete serish fuqine per te na armatosur ne betejen per te ekzistuar, keshtu le te jete.
Mbeshtes protesten. Bashkoj zerin tim me ate te vajzave e djemve studente ne Maqedonine e Veriut. Perdorimi I barabarte e Gjuhes Shqipe duhej te ishte zgjidhur deri tani. Ndaj pikerisht pse eshte vone kjo behet nje kauze plotesisht e drejte dhe tejet e rendesishme per te gjithe ne.

Banner

Related posts

Kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Lozovës dhe dy personave të tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Gjyla Halili

Pritja e Taravarit në Strugë në hapjen e shtabit zgjedhor

Gjyla Halili

Ageler: Askush nuk është mbi ligjin

Gjyla Halili