AKTUALE

Ademi: Presim fitore historike, me diferencë të madhe

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi nga selia e partisë në Reҫicë ka dhënë informacionet  lidhur me rezultatet nga rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale, njofton indeks.mk

Ademi ka thënë se e mira e kësaj është se procesi ishte e mirë dhe e qetë. Sipas Ademit është sukses i të gjitha partive dhe pjesmarsit në garë.

“Presim fitore të thellë për kandidatin tonë. Fitore historike, me diferencë të madhe. Ajo që e kemi punuar gjatë gjithë fushatës, u tregua sot, presim fitore historike po e them prap. Kishim ditë të qetë në të cilën qytetarët e treguan vullnetin e tyre politik. Kjo nuk ishte vetëm sot, sepse në atë frymë ishte edhe fushata zgjedhore. Treguam pjekuri politike, sic i takon një shteti anëtare e NATO-s dhe që është në bisedime me BE-në. Falënderojmë qytetarët që votuan Bujar Osmanin.  Dëshiroj që ta dini se vullneti juaj është regjistruar dhe do të jetë pjesë e politikave të ardhëshme të RMV-së. Është thelb i demokracisë. Sot, qytetarët folën. Dua të falënderoj vullnetarët dhe aktivistët nga shtabet vendore dhe qëndrorë I “Frotnit Evropian”, ishte fushatë evropiane dhe aktive.Kishim fushatë cilësore dhe të suksesshme. Falënderoj partnerët e “Frontit”, edhe njëherë, urime për të gjithë”, deklaroi Ademi / Indeks.mk/

Banner

Related posts

Kallëzim penal ndaj 43 personave lidhur me mashtrimin e “kredive të shpejta”

Gjyla Halili

Islam Abazi nuk do të kërkojë mandat të dytë në krye të Prokurorisë për Krim të Organizuar

Gjyla Halili

Kështu do të jetë moti gjatë ditës në Maqedoni

Gjyla Halili