AKTUALE

Ademi: BDI-ja shembull që duhet ndjekur, sot dorëzojmë para deputetëve, propozim ligjin për rritjen e pagave të punonjësve në institutet publike

Koordinatori i grupit parlamentarë njëherit edhe nënkryetarë i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi nëpërmes një statusi në rrjetet sociale ka njoftuar se sot, para deputetëve, grupi parlamentarë i BDI-së, do të dorëzojë propozim-Ligjin për plotësimin e Ligjit për veprimtari shkencore-kërkimore, me çka do të rregullohet paga e punonjësve në institutet publike shkencore nga llogaria e buxhetit dhe koeficienti për pagesën e pagës për të gjithë punonjësit në institutet publike shkencore, raporton indeks.mk

Shprehet optimist se edhe ky propozim-Ligj do të marrë mbështetjen e të gjithë deputetëve në Kuvend.

Shton se BDI-ja është shembull që duhet ndjekur sa i përket rritjes së pagave.

“Siç intervenuam në Ligjin për arsimin e lartë, ashtu do të bëjmë edhe sot, ku para deputetëve do të paraqesim propozim-Ligjin për plotësimin e Ligjit për veprimtari shkencore-kërkimore, me çka do të rregullohet paga e punonjësve në institutet publike shkencore nga llogaria e buxhetit dhe koeficienti për pagesën e pagës për të gjithë punonjësit në institutet publike shkencore.

Besoj që edhe ky propozim-Ligj do të marrë mbështetjen e të gjithë deputetëve në Kuvend.

Ne jemi shembull që duhet ndjekur sa i përket rritjes së pagave”

Banner

Related posts

RMV-ja për herë të parë me presidente – Cilat janë kompetencat e presidentit të RMV-së?!

Gjyla Halili

Kërcënim i ish punëtorëve të ansamblit shqiptar nga partia “Besa”

Gjyla Halili

Kryeministri Xhaferi, Sela dhe Lloga në Vjenë morën mbështetje për Frontin Europian nga diaspora shqiptare

Gjyla Halili