AKTUALEKOSOVË

Abdixhiku: Si parti e qendrës së djathtë, besojmë në lirinë ekonomike të gruas

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka treguar se ky subjekt politik e kanë mbajtur një aktivitet me Forumin e Gruas.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se këtë herë folën për pavarësinë ekonomike të gruas dhe edukimin e aftësimin profesional si mjet drejt arritjes së këtij qëllimi.

“Si parti e qendrës së djathtë, ne besojmë në lirinë ekonomike të gruas, besojmë në përgjegjësi të barabartë e në përpjekje të përbashkët në krijimin e një shoqërie që i gërsheton vlerat tona tradicionale me kohët moderne. Ky është misioni ynë ideologjik”.

“Si organizim politik, besojmë në nevojën për krijimin e hapësirës së nevojshme për ekselencë për gruan që aktivizimin politik e ka përkushtim. Dhe LDK mbetet prijetare në këtë drejtim; jo me fjalë, por me shembuj përplot në qeverisje lokale e partiake gjithandej në Kosovë”, ka thënë Abdixhiku.

Banner

Related posts

Dita e Europës/ Faton Ahmeti: Integrimi europian i shtetit, alternativë e vetme për paqe dhe zhvillim

Gjyla Halili

Përfundon pa rezultat rundi i ri i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel

admin

“Fytyrat e Edi Ramës dhe Albin Kurtit flasin shumë”, gazetari i medias gjermane befason me reagimin e tij për kuvendin e përbashkët

Gjyla Halili