AKTUALE

Ivan Ivanaj: “Pas nesh flasin veprat” – nis asfaltimi i rrugëve në Bjeshkën e Koritës

Sot zyrtarisht kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugëve lokale në Bjeshkën e Koritës, një tjetër investim i Komunës së Tuzit në përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.

Me rastin e fillimit të punimeve, nënkryetari i Komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj, theksoi rëndësinë e këtij investimi për këtë zonë, e cila, sipas tij, ka potencial të madh për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë.

“Bjeshka e Koritës ka një potencial të jashtëzakonshëm. Bukuritë natyrore, pozita dhe mundësitë që ofron meritojnë investime serioze dhe një vizion afatgjatë. Ne këtë vizion po e kthejmë në realitet”, u shpreh Ivanaj.

Ai theksoi se Komuna e Tuzit do të vazhdojë me investime në infrastrukturë në të gjitha pjesët e Malësisë, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik.

“Kemi bërë shumë, por kemi edhe shumë për të bërë – dhe nuk do të ndalemi. Derisa disa merren me fjalë, kritika e zhurmë politike, ne merremi me punë. Ata le të flasin – pas nesh flasin veprat”, deklaroi Ivanaj.

Fillimi i punimeve në Bjeshkën e Koritës vlerësohet si një hap i rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të qasjes në këtë zonë dhe shfrytëzimit më të madh të potencialeve turistike që ofron Malësia.
“Malësia në duar të sigurta!”, përfundoi nënkryetari Ivan Ivanaj.

Ja postimi plotë:

Sot zyrtarisht filluan punimet për asfaltimin e rrugëve lokale në Bjeshkën e Koritës, duke vazhduar investimet tona në infrastrukturë dhe në krijimin e kushteve për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.

Bjeshka e Koritës ka një potencial të jashtëzakonshëm. Bukuritë natyrore, pozita dhe mundësitë që ofron meritojnë investime serioze dhe një vizion afatgjatë. Ne këtë vizion po e kthejmë në realitet !
Komuna e Tuzit do të vazhdojë me investime në çdo cep të Malësisë. Kemi bërë shumë, por kemi edhe shumë për të bërë – dhe nuk do të ndalemi.
Derisa disa merren me fjalë, kritika e zhurmë politike, ne merremi me punë.
Ata le të flasin – pas nesh flasin veprat.

Malesia në duar të sigurta!

Banner

Related posts

Kompletohet KShZ-ja, Abdush Demiri dha betimin në Kuvend

Gjyla Halili

Bujar Osmani: Fuqia dhe ndikimi i Grubit erdhi nga posti që mbante, jo nga afërsia me Ahmetin

Gjyla Halili

Policia e Maqedonisë në aksion, gjoba për 740 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Gjyla Halili