Viti shkollor filloi. Por, a filloi gjithçka ashtu siç duhet? BDI-së – Dega Tetovë, kërkon përgjigje konkrete nga udhëheqësia e Komunës së Tetovës:
1️⃣ Për sa paralele në shkollat e mesme ka dhënë pëlqim MASH-i? A përputhet ky numër me paralelet e miratuara nga Këshilli Komunal? Nëse jo, sa paralele janë shkurtuar dhe në cilat shkolla?
2️⃣ A ka Komuna e Tetovës plan strategjik për optimizimin në arsim?
3️⃣ Kur do t’i marrin nxënësit e klasës së parë 100 eurot e premtuara më 5 qershor?
4️⃣ Kush i financon trajnimet profesionale të promovuara nga Komuna dhe pse pagesat u ngarkohen shkollave?
5️⃣ Pse disa shkolla, edhe pas një mandati pesëvjeçar, vazhdojnë të drejtohen nga ushtrues detyre? Pse nuk hapen konkurse për drejtorë? A është frika nga meritokracia arsyeja?
6️⃣ Sa mësimdhënës i kanë fituar proceset gjyqësore pas largimit ose mospranimit të tyre dhe a janë respektuar vendimet e gjykatave? Sa mjete publike janë shpenzuar për avokatë, përmbarues dhe konteste gjyqësore?
7️⃣ Pse Komuna kërkon të dhënat personale të punonjësve të shkollave: numrin amë, adresën, telefonin dhe xhirollogarinë bankare? Cila është baza ligjore, kush do të ketë qasje dhe kush mban përgjegjësi në rast keqpërdorimi?
Pas çdo vendimi të Komunës ka pasoja konkrete për shkollat, mësimdhënësit dhe nxënësit.
Tani është radha e institucioneve të përgjigjen.
Në ditët në vijim do të vazhdojmë me pyetje, analiza dhe dilema të tjera që lidhen me keqmenaxhimin në shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Tetovës.
Kërkojmë përgjigje konkrete, transparencë dhe llogaridhënie❗️
