AKTUALE

Ali Ahmeti përkujton nobelistin shqiptar Ferid Murad

Tre vjet pas ndarjes së tij nga jeta, Ali Ahmeti ka përkujtuar me nderim nobelistin shqiptar me prejardhje nga Llakavica e Gostivarit, Ferid Muradin, një nga figurat më të shquara shqiptare në shkencën botërore.
Ahmeti ka vlerësuar kontributin e madh të Muradit në shkencë, duke theksuar se puna dhe arritjet e tij përbëjnë një burim të veçantë krenarie për shqiptarët.
Ferid Muradi ishte laureat i Çmimit Nobel në Fiziologji ose Mjekësi dhe një prej shkencëtarëve më të njohur shqiptarë në botë. Përmes punës së tij shkencore, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në mjekësi dhe u bë frymëzim për brezat e rinj.
“Tre vjet pas ndarjes së tij nga jeta, kujtojmë me nderim Ferid Muradin, nobelistin shqiptar me prejardhje nga Llakavica e Gostivarit dhe një nga mendjet më të ndritura që kombi ynë i dha shkencës botërore”, është shprehur Ahmeti.
Ai ka theksuar se trashëgimia e Ferid Muradit mbetet e përhershme dhe se suksesi i tij dëshmon se dija, përkushtimi dhe puna mund të kapërcejnë çdo kufi.
“I përjetshëm qoftë kujtimi për nobelistin shqiptar, Ferid Muradin!”, ka shkruar Ali Ahmeti.

Banner

Related posts

Sot 30.04.2023 iu dha lamtumira e fundit veprimtarit të çështjes kombëtare nga fshati Ladorisht, Xhevahir Çollakut.

admin

Bajram Rexhepi pas tubimit: “Sonte u vulos fitorja – faleminderit nga zemra Tetovë!”

Gjyla Halili

Toshkovski për aksionin policor: Bëhet fjalë për organizata terroriste, katër persona janë arrestuar

Gjyla Halili