AKTUALE

Tahir Shabani zhvillon takim me Ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj

Presidenti dhe Ambasadori për Paqe, Tahir Shabani, zhvilloi sot një takim zyrtar me Ministrin e Administratës Publike të Qeverisë së Malit të Zi, z. Marash Dukaj, me të cilin diskutoi çështje me rëndësi në kuadër të agjendës evropiane dhe procesit të integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

Gjatë takimit u diskutua mbi rolin e administratës publike në përmbushjen e standardeve evropiane, forcimin e diplomacisë publike, bashkëpunimin institucional dhe ndërkufitar, si dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira me vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe mundësive për zhvillimin e projekteve të përbashkëta evropiane, të cilat mund të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit rajonal, institucional dhe ndërkombëtar.
Në takim u diskutua gjithashtu për Forumin e Kryetarëve të Bashkive të OKB-së, i cili pritet të zhvillohet më 12–14 tetor 2026 në Gjenevë. Pjesëmarrja në këtë forum u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe për promovimin e rolit të institucioneve lokale në proceset e zhvillimit, integrimit dhe bashkëpunimit evropian.

Pas takimit, z. Tahir Shabani shprehu mirënjohjen e tij për pritjen e nivelit të lartë protokollar nga Ministri Marash Dukaj dhe Shefi i Kabinetit, si dhe për gatishmërinë e tyre për forcimin e bashkëpunimit institucional në të ardhmen.

Takimi u zhvillua në një frymë të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut institucional dhe të iniciativave të përbashkëta në funksion të integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal.
Tahir Shabani

President – Ambasador për Paqe
Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Francë dhe Gjenevë.

Ja postimi plotë:

Sot u takova me z.Marash Dukaj Ministër i Administratës Publike në Qeverinë e Malit të Zi, me të cilin diskutuam mbi agjendën evropiane dhe procesin e integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

Në fokus ishin roli i administratës publike në përmbushjen e standardeve evropiane, diplomacia publike, bashkëpunimi institucional dhe ndërkufitar, shkëmbimi i përvojave me vendet e BE-së, si dhe mundësitë për projekte të përbashkëta evropiane.

Diskutuam gjithashtu për pjesëmarrjen dhe rëndësinë e Forumit të Kryetarëve të Bashkive të OKB-së, që do të zhvillohet më 12–14 tetor 2026 në Gjenevë.

Falënderoj z. Dukaj për pritjen e nivelit të lartë protokollar, së bashku me Shefin e Kabinetit, si dhe për gatishmërinë për bashkëpunim institucional.

Me mirënjohje dhe respekt,
Tahir Shabani President
Ambasador për Paqe
Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Francë dhe Gjenevë

Banner

Related posts

DUKAJ: Nuk kemi nevojë të bëjmë premtime, ne flasim me vepra

admin

Vetëm këto lagje të Shkupit do të kenë ndërprerje të ujit!

Gjyla Halili

Bashkëluftëtarët: Larg mashtrimeve të VLEN-it, rikthim te ideali i Ali Ahmetit

Gjyla Halili