AKTUALE

Zef Berishaj me mesazh të fuqishëm në Ditën e Komunës: “Bashkimi ynë është forca jonë, e ardhmja përgjegjësia jonë”

Me rastin e Ditës së Komunës, kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë”, Zef Berishaj, ka përcjellë urimet e tij për të gjithë qytetarët, udhëheqësit dhe institucionet e komunës.

Në urimin e tij, Berishaj thekson se kjo ditë përbën një moment të veçantë për të shënuar arritjet e përbashkëta, por edhe për të reflektuar mbi nevojën për të vazhduar me përkushtim punën për zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e komunitetit.

“Me rastin e Ditës së Komunës, në emër të Shoqatës ‘Jehona e Malësisë’ dhe në emrin tim personal si kryetar i saj, ju përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve, udhëheqësve dhe institucioneve të Komunës”, shprehet Berishaj.

Ai ka uruar që në komunë të mbizotërojnë gjithmonë uniteti, mirëkuptimi, bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë, duke vlerësuar njëkohësisht ruajtjen e traditave, kulturës dhe vlerave që bashkojnë qytetarët.

Në përfundim të urimit, Berishaj ka përcjellë dëshirat për mbarësi, përparim dhe suksese për të gjithë qytetarët.
“Gëzuar Ditën e Komunës! Paçi gjithmonë mbarësi, përparim dhe suksese!”, ka uruar Zef Berishaj.

Ja postimi plotë:

Me rastin e Ditës së Komunës, në emër të Shoqatës “Jehona e Malësisë” dhe në emrin tim personal si kryetar i saj, ju përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve, udhëheqësve dhe institucioneve të Komunës.

Kjo ditë e veçantë le të jetë një rast krenarie për arritjet e përbashkëta, por edhe një nxitje për të vazhduar punën me përkushtim për zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e vendit tonë.

Urojmë që në komunën tonë të mbizotërojnë gjithmonë uniteti, mirëkuptimi, bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë, duke ruajtur me krenari traditat, kulturën dhe vlerat që na bashkojnë.

Gëzuar Ditën e Komunës!
Paçi gjithmonë mbarësi, përparim dhe suksese!

Me respekt,
Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë”

Zef Berishaj

Banner

Related posts

Janevska njoftoi mbylljen e dy instituteve për shkak të parregullsive

Gjyla Halili

Drin Ahmeti: Prokuroria nuk më ka kërkuar asnjëherë të deklarohem për “Soravian”

Gjyla Halili

Humanisti Halil Kastrati dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit” vendosën sot gurthemelin e Qendrës Rehabilituese dhe Arsimore për Autizmin

Gjyla Halili