Zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Nik Gjeloshaj, ka bërë të ditur se sot janë dorëzuar amendamentet në Propozimligjin për vetëqeverisjen lokale, me të cilat synohet heqja e barrierave financiare për fitimin e statusit të qytetit.
Sipas Gjeloshajt, amendamentet janë pranuar nga ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, dhe tashmë janë bërë pjesë e Propozimligjit.
“Këto amendamente janë fryt i punës dhe koordinimit të përbashkët të partive shqiptare dhe ministrit Dukaj. Edhe pse Forumi Shqiptar ka mundur t’i propozojë në mënyrë të pavarur, ideja jonë ishte që për çështjet me rëndësi për decentralizimin dhe fuqizimin e pushtetit lokal të veprojmë bashkë”, ka deklaruar Gjeloshaj.
Ai ka falënderuar në veçanti kolegun Mehmet Zenka, i cili, për arsye teknike, nuk ka arritur t’i nënshkruajë formalisht amendamentet, por ka marrë pjesë në koordinim dhe ka dhënë kontribut konstruktiv në këtë nismë të përbashkët.
Gjeloshaj ka shprehur gjithashtu falënderim për deputetët Dejan Đurović dhe Amer Smailoviq për mbështetjen dhe nënshkrimin e amendamenteve.
“Synimi ynë është që ligji të përmirësohet në përputhje me standardet evropiane, të mundësohet decentralizimi real dhe më shumë kompetenca të afrohen tek qytetarët. Decentralizimi nënkupton bashkësi lokale më të fuqishme dhe shërbime më të mira e më efikase për qytetarët”, ka theksuar Gjeloshaj.
Ai ka vlerësuar se bashkëpunimi dhe koordinimi ndërmjet përfaqësuesve politikë shqiptarë sjell rezultate konkrete në çështjet që lidhen me fuqizimin e pushtetit lokal.
“Kur punojmë bashkë dhe unik, kemi më shumë rezultate!”, ka përfunduar Gjeloshaj.
Ja postimi plotë:
Sot kemi dorezuar amendamentet ne Propozimligjin per vetqeverisjen lokale, me te cilat propozojme heqjen e barrierave financiare per fitimin e statusit te qytetit.
Ministri nga Forumi Shqiptar, Marash Dukaj, i ka pranuar amendamentet dhe ato jane bere pjese e Propozimligjit.
Keto amendamente jane fryt i punes dhe koordinimit te perbashket te partive shqiptare dhe ministrit Dukaj.
Edhe pse Forumi Shqiptar ka mundur t’i propozoje ne menyre te pavarur, ideja jone ishte qe per ceshtjet me rendesi per decentralizimin dhe fuqizimin e pushtetit lokal te veprojme bashke.
Falenderoj ne vecanti kolegun Mehmet Zenka, i cili per arsye teknike nuk ka mberri t’i nenshkruaje formalisht amendamentet, por ka marre pjese ne koordinim dhe ka dhene kontribut konstruktiv ne kete nisme te perbashket. I kerkoj falje z. Zenka per kete leshim teknik, sepse kjo ishte pune e perbashket.
Njeherit, falenderoj per mbeshtetjen dhe nenshkrimin e amendamenteve edhe deputetet Dejan Djurovic dhe Amer Smailoviq.
Synimi yne eshte qe ligji te permiresohet ne perputhje me standardet evropiane, te mundesohet decentralizimi real dhe me shume kompetenca te afrohen tek qytetaret.
Decentralizimi nenkupton bashkesi lokale me te fuqishme dhe sherbime me te mira e me efikase per qytetaret.
Kur punojme bashke dhe unik, kemi me shume rezultate!
Nik Gjeloshaj
