AKTUALE

Izet Mexhiti: 950 fëmijë e nisën, tani Shkolla Falas e Notit bëhet e përhershme

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se Shkolla Falas e Notit, e organizuar për herë të parë këtë verë për fëmijët nga 7 deri në 12 vjeç, do të bëhet program i përhershëm.

Në kuadër të programit, janë regjistruar gjithsej 950 fëmijë, duke dëshmuar interesimin e madh të familjeve të Çairit për aktivitete sportive të organizuara, cilësore dhe të qasshme për të gjithë.

“E nisëm këtë verë me 950 fëmijë, por ky është vetëm fillimi. Shkolla Falas e Notit nuk do të përfundojë me verën. Do ta bëjmë të përhershme, sepse çdo fëmijë duhet të ketë mundësi të merret me sport, pavarësisht mundësive financiare të familjes”, ka deklaruar kryetari Izet Mexhiti.

Deri më 1 shtator, fëmijët do të vazhdojnë mësimet falas me instruktorë profesionistë. Me fillimin e vitit të ri shkollor, aktiviteti i notit do të vazhdojë në kuadër të orëve të edukatës fizike dhe shëndetësore në shkollat fillore të Komunës së Çairit.

Paralelisht, Komuna po vazhdon investimet në infrastrukturën sportive, përfshirë punimet në pishinën e shkollës “7 Marsi”, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për një numër sa më të madh të fëmijëve.

Kjo nismë është pjesë e platformës “Çairi në ritmin e shëndetit”, e cila synon që sporti dhe aktiviteti fizik të bëhen pjesë e përditshmërisë së fëmijëve.

“Ne nuk duam aktivitete vetëm për një ditë apo për një verë. Duam programe dhe kushte që mbeten. Duam që sporti të jetë pjesë e përditshmërisë së fëmijëve tanë dhe që asnjë fëmijë të mos mbetet jashtë vetëm sepse familja e tij nuk ka mundësi ta paguajë. Të gjithë fëmijët e Çairit meritojnë mundësi të barabarta për t’u rritur të shëndetshëm”, ka theksuar Mexhiti.

950 fëmijë e nisën këtë verë. Tani Shkolla Falas e Notit bëhet një mundësi e përhershme për fëmijët e Çairit.

Banner

Related posts

Dita e Europës/ Bajram Rexhepi: “BE, rruga jonë e vetme drejt zhvillimit dhe së ardhmes”

Gjyla Halili

Publikohet libri “Aty ku ëndrat shuhen” të autores më te re tetovare, Halime Elmazi

Gjyla Halili

MYFTIU MORI PJESË NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE NË KAIRO

Gjyla Halili