AKTUALE

Kryetari i “Malësia e Madhe” në Michigan Tony Gojçaj: Diaspora mbetet një shtyllë e fuqishme e Malësisë

Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Malësia e Madhe” në Michigan, z. Toni Gojçaj, mori pjesë në Mbrëmjen e Diasporës të organizuar nga Komuna e Tuzit, ku përcolli një mesazh të qartë për rëndësinë e ruajtjes së lidhjeve mes diasporës dhe vendlindjes.

Në fjalën e tij, Gojçaj theksoi se diaspora shqiptare, ndër breza, ka dëshmuar se largësia nuk e ka zbehur dashurinë dhe përkushtimin ndaj vendlindjes.

Ai vlerësoi diasporën si një ndër shtyllat e rëndësishme të Malësisë, e cila vazhdon të jetë e gatshme të kontribuojë dhe të mbështesë nismat që synojnë zhvillimin e vendlindjes dhe të mirën e komunitetit shqiptar.

“Diasporës nuk i mungon vullneti. Na duhet bashkëpunim, vizion, njerëz kompetentë dhe punë me standarde që i japin vendlindjes sonë të ardhmen që meriton”, u shpreh Gojçaj.

Sipas tij, bashkëpunimi i strukturuar ndërmjet vendlindjes dhe diasporës është i domosdoshëm për të shfrytëzuar potencialin e madh njerëzor, profesional dhe ekonomik që ekziston në diasporën shqiptare.

“Vendlindja dhe diaspora kanë shumë për t’i dhënë njëra-tjetrës. Vetëm përmes bashkëpunimit mes tyre mund të jemi edhe më të fortë”, theksoi Gojçaj.
Mbrëmja e Diasporës në Tuz shërbeu si një mundësi për bashkimin e bashkatdhetarëve nga vendlindja dhe diaspora, si dhe për forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit për të ardhmen e Malësisë.

Ja postimi plot:

Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Malësia e Madhe” në Michigan, z. Toni Gojçaj, mori pjesë në Mbrëmjen e Diasporës në Tuz, të organizuar nga Komuna e Tuzit, ku përcolli një mesazh të fuqishëm për lidhjen e pandashme të Diasporës me vendlindjen dhe rëndësinë e bashkëpunimit për të ardhmen e Malësisë.
Diaspora jonë ndër breza ka dëshmuar se largësia nuk e ka dobësuar kurrë dashurinë për vendlindjen. Përkundrazi, ajo ka qenë dhe do të mbetet një ndër shtyllat më të fuqishme të Malësisë, gjithmonë e gatshme të përkrahë çdo nismë dhe çdo punë të ndershme që i shërben zhvillimit të vendlindjes dhe të mirës së shqiptarëve.

Diasporës nuk i mungon vullneti. Na duhet bashkëpunim, vizion, njerëz kompetentë dhe punë me standarde që i japin vendlindjes sonë të ardhmen që meriton.
Vendlindja dhe Diaspora kanë shumë për t’i dhënë njëra-tjetrës, e veç bashkëpunimi mes tyre na bën edhe më të fortë. 🇦🇱🤝

Banner

Related posts

Ahmeti pas tubimit në Çair: Mu bë zemra mal

admin

Neto paga në dhjetor 34.364 denarë

admin

VMRO i përgjigjet LSDM: Mbledhja e nënshkrimeve për kandidaten për presidente ishte vetëm proces teknik

Gjyla Halili