AKTUALE

SHOQËRIA LËVIZJA PËRKUJTON DHE NDERON FIGURA DHE FAMILJE TË DËSHMUARA ME PËRPJEKJE, QËNDRESË DHE LUFTË PËR ÇLIRIMIN E TOKAVE TË PUSHTUARA TË SHQIPËRISË

Me nismën e disa shokëve (veprimtarë dhe drejtues të Shoqërisë) nga Peja, Shoqëria LËVIZJA ka vendosur disa pllaka përkujtimi dhe nderimi për figura dhe familje të dalluara në angazhim, përpjekje, qëndresë dhe luftë për çlirimin e tokave të pushtuara shqiptare… Zbulimin e tyre, Shoqëria LËVIZJA, bashkë me Familjet e nderuara, e ka bërë dje, më 11 gusht 2026: në kullën e Familjes Dinaj (Raushiq), në Familjen Shala në Loxhë, në Familjen Bajraktari (Rastavc) dhe në Familjen Bërdynaj (Rastavc). Për jetën, veprimtarinë dhe luftën e Hasan Dinajt, të Avdyl e Ramadan Shalës, të Kurt Bajraktarit dhe të Zekë Bërdynajt u mbajtën fjalime dhe u bënë nderime nga shokët e Shoqërisë LËVIZJA dhe nga bashkëfamiljarët… NË JETË TË JETËVE NDERIM E LAVDI ATYRE QË U PËRPOQËN, QËNDRUAN, LUFTUAN DHE RANË PËR ÇLIRIMIN DHE BASHKIMIN E TOKAVE TË PUSHTUARA TË SHQIPËRISË NË NJË SHTET E ME NJË FLAMUR KUQEZI! LAVDI!

Banner

Related posts

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut, pasdite kushte për mot të ligë të shkurtër

Gjyla Halili

Në Strugë, Mendi Qyra mori vetëm 126 vota jashtë bazës së VLEN dhe VMRO-DPMNE

Gjyla Halili

Lëvizja BESA themelon nëndegën në fshatin Vrapçisht

Gjyla Halili