AKTUALE

REISUL ULEMA MORI PJESË NË PANELIN KUSHTUAR 25-VJETORIT TË MARRËVESHJES SË OHRIT

Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai me ftesë të Ministrit të ministrisë për marrëdhëniendërmjet komuniteteve Z. Agon Feratit mori pjesë në panelin e diskutimit kushtuar 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
Në këtë panel u diskutua rëndësia e Marrëveshjes së Ohrit, roli i saj në ndërtimin e një shoqërie më demokratike, si dhe kontributi i saj në forcimin e bashkëjetesës, barazisë dhe marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Reisul Ulema, si përfaqësues i Bashkësisë Fetare Islame, theksoi rëndësinë e dialogut, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë si vlera të domosdoshme për të ardhmen e përbashkët të shoqërisë.
Aktiviteti është pjesë e programit të shënimit të 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, për të cilin ministri Agon Ferati ka paralajmëruar një sërë aktivitetesh.

Banner

Related posts

Vdekja e 20 vjeçarit nga Tearca, Policia në aksion, arrestohen 6 persona, kjo është arsyeja

admin

Sonte mbledhja e fundit e Kryesisë Qendrore të BDI-së me përbërjen aktuale

Gjyla Halili

Zgjedhjet në Mal të Zi, deklarohet Abazoviq

admin