AKTUALE

Ali Ahmeti përkujton 25-vjetorin e tragjedisë së Lubotenit

Kryetari i Ali Ahmeti ka përkujtuar 25-vjetorin e tragjedisë së Lubotenit, duke nderuar viktimat civile të ngjarjes së 12 gushtit 2001.

Ahmeti ka theksuar se plagët e historisë nuk mbyllen duke u harruar, por duke u kujtuar me dinjitet dhe duke punuar që tragjedi të tilla të mos përsëriten.

“Luboteni mbetet një nga plagët më të rënda të vitit 2001. Më 12 gusht, 25 vjet më parë, dhjetë civilë shqiptarë, mes tyre edhe një fëmijë gjashtëvjeçar, u vranë mizorisht”, shprehet Ahmeti.

Sipas tij, një çerek shekulli më vonë, kujtimi për viktimat mbetet një obligim për të mbrojtur paqen, barazinë dhe dinjitetin kombëtar.

“Sot nderojmë viktimat e pafajshme të Lubotenit. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tyre!”, ka shkruar Ahmeti.

Banner

Related posts

Bytyqi jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit të LSDM-së

Gjyla Halili

Kërcënimet e VMRO-së për luftë, Atanasoski: Jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Ballkan luftërat janë një gjë e së kaluarës

admin

Vankovska: Duhet përballje mes kandidatëve

Gjyla Halili