AKTUALE

Tuzin e pushton festa e diasporës – një natë që bashkoi mërgimtarët

Mbrëmë, në Pazarin e Verës në Tuz, u zhvillua Mbrëmja e Diasporës, një aktivitet i organizuar nga Komuna e Tuzit, kushtuar mërgimtarëve dhe lidhjes së tyre me vendlindjen.Mbrëmja u shoqërua me kuzhinë tradicionale, muzikë dhe atmosferë festive, duke mbledhur së bashku qytetarë, mërgimtarë dhe vizitorë në një ambient të ngrohtë e të veçantë.Për atmosferën muzikore u kujdesën Anxhela Peristeri dhe Elite Band, të cilët performuan për të pranishmit dhe i dhanë mbrëmjes një ritëm të veçantë festiv.Komuna e Tuzit përcolli një falënderim të veçantë për të gjithë mërgimtarët, të cilët, pavarësisht largësisë, mbeten të lidhur me vendlindjen dhe vazhdojnë të jenë pranë saj.Mbrëmja e Diasporës ishte një tjetër moment i rëndësishëm i Pazarit të Verës, duke bashkuar traditën, kulturën dhe atmosferën festive në Tuz.Ja postimi plotë:Mbrëmë në Pazarin e Verës u zhvillua Mbrëmja e Diasporës, kushtuar të gjithë mërgimtarëve. Një mbrëmje e bukur me kuzhinë tradicionale, muzikë dhe atmosferë festive, nën performancat e Anxhela Peristerit dhe Elite Band. Një falënderim i veçantë për të gjithë mërgimtarët që, pavarësisht largësisë, mbeten gjithmonë pranë vendlindjes.

Banner

Related posts

Thaçi: Ëndrra ime është që të gjithë shqiptarët të jetojnë në një shtet

Gjyla Halili

VLEN: Rritje të pagave për punonjësit shëndetësorë – Kujdes më i mirë për qytetarët!

Gjyla Halili

Kocevski paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të prezantohen rezultate konkrete në më shumë lëndë të ndërlikuara edhe nga fusha e krimit financiar

Gjyla Halili