Kryetari i Ali Ahmeti ka përkujtuar 25-vjetorin e rënies së dëshmorit Muzafer Agushi – Mucki, duke vlerësuar kontributin dhe sakrificën e tij gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Në mesazhin e tij përkujtimor, Ahmeti thekson se Muzafer Agushi u përjetësua në radhët e dëshmorëve të kombit pas një kontributi të madh në luftën për të drejtat e shqiptarëve.
“Me nderim kujtojmë përkushtimin, veprën dhe sakrificën e tij në shërbim të çështjes kombëtare”, shprehet Ahmeti, duke shtuar se idealet për të cilat luftoi Agushi dhe kontributi i tij mbeten pjesë e kujtesës dhe një amanet për brezat e ardhshëm.
Në fund të mesazhit, Ali Ahmeti ka përcjellë homazhin: “Lavdi Muzafer Agushit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”
Ja postimi plotë:
Muzafer Agushi – Mucki, 25 vite më parë, u përjetësua në radhët e dëshmorëve të kombit, pas një kontributi të madh në luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, për të drejtat tona, të cilat sot i gëzojmë dhe do t’i gëzojmë përgjithmonë.
Me nderim kujtojmë përkushtimin, veprën dhe sakrificën e tij në shërbim të çështjes kombëtare. Idealet për të cilat luftoi dhe kontributi që dha mbeten pjesë e kujtesës sonë dhe amanet për brezat që vijnë.
Lavdi Muzafer Agushit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!
