AKTUALE

Ambasadori Meidani me porosi për Ilindenin

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka dërguar një mesazh me rastin e 2 Gushtit – Ditës së Republikës, duke vlerësuar Ilindenin si simbol të bashkimit, guximit dhe sakrificës për liri e dinjitet.

Në një postim publik, Meidani ka cituar fjalinë: “Çfarë Maqedonie do të ndërtojmë, të tillë do ta kemi”, duke theksuar se kjo porosi buron nga dokumentet dhe ngjarjet historike që lidhen me 2 gushtin.

Sipas tij, ideja e një shteti të ndërtuar mbi barazinë e qytetarëve dhe bashkësive që e përbëjnë mbetet aktuale edhe sot, ndërsa secili duhet ta ndiejë veten si bashkëthemelues dhe kontribuues në të ardhmen e vendit.

Meidani ka theksuar se Ilindeni mbetet simbol i forcës së bashkimit, i guximit dhe i sakrificës së brezave që kërkuan liri dhe dinjitet, duke shtuar se këtë frymë e ndien edhe sot në jetën dhe punën e tij mes qytetarëve të vendit.

Ai ka nënvizuar gjithashtu se qëllimi vazhdon edhe sot, përmes institucioneve, besimit mes bashkësive dhe rrugës evropiane që, sipas tij, duhet të ecet bashkë, krah për krah.

Në fund të mesazhit të tij, ambasadori shqiptar ka uruar qytetarët me fjalët: “Gëzuar 2 Gushtin – Ditën e Republikës!”

Denion Meidani

Banner

Related posts

DELEGACIONI I BFI VIZITOI DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË VAKUFEVE NË ANKARA TË TURQISË

Gjyla Halili

11 fakte rreth ditës historike të Pavarësisë së Kosovës

Gjyla Halili

Kontestimi i Ligjit për Gjuhët në Kushtetuese, Mexhiti: Kushdo që prek në Marrëveshjen e Ohrit, ka prekur në marrëdhëniet ndëretnike dhe stabilitetin e shtetit

Gjyla Halili