AKTUALE

Reisul Ulema priti delegacionin e Bashkësisë Islame të Malit të Zi

Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, priti sot në kabinetin e tij një delegacion të Bashkësisë Islame të Malit të Zi, të kryesuar nga Reisul Ulema Rifat ef. Fejzić, i shoqëruar nga ndihmësi i tij, Rahman ef. Kaçar, si dhe përgjegjësi për organizimin e Haxhit, Admir ef. Zekić.

Gjatë takimit u zhvillua një bisedë vëllazërore mbi bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve fetare, me theks të veçantë në forcimin e marrëdhënieve të ndërsjella, shkëmbimin e përvojave dhe koordinimin në çështjet me interes të përbashkët.

Në përfundim të takimit, të dyja palët shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit dhe vazhdimin e kontakteve të rregullta në funksion të përmbushjes së misionit të tyre të përbashkët në shërbim të besimtarëve.

Banner

Related posts

MPJ rrit kapacitetet e përfaqësive konsullore në Bern, Bon, Berlin dhe Mynih

admin

Faton Ahmeti: Ali Ahmeti ka bërë përpjekje të mëdha për të unifikuar faktorin shqiptar

admin

Rëndësia e emrit të kompanisë

Gjyla Halili