Lajme

Ministri Hoxha: Deri në fund të vitit 2026 do të thjeshtohen 15 procedura administrative në Ministrinë e Mjedisit

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, mori pjesë në takimin e punës kushtuar realizimit të Hapit 4 të Agjendës së Reformave, ku u prezantuan aktivitetet e ndërmarra deri më tani për thjeshtimin e procedurave administrative.

Hoxha bëri të ditur se Ministria ka analizuar gjithsej 31 procedura administrative, ndërsa 15 prej tyre do të thjeshtohen deri në fund të vitit 2026. Sipas tij, për secilën nga këto procedura janë përgatitur masa konkrete dhe plane zbatimi, me synimin që qytetarët dhe bizneset të përfitojnë shërbime më të shpejta, më të lehta dhe më efikase.

“Vazhdojmë me përkushtim në përmbushjen e obligimeve që dalin nga Agjenda e Reformave dhe në ndërtimin e një administrate moderne, me procedura të thjeshtuara, institucione më efikase dhe shërbime më cilësore për qytetarët dhe komunitetin e biznesit”, theksoi ministri Hoxha.

Ky proces është pjesë e reformave të administratës publike dhe synon uljen e barrës burokratike, rritjen e efikasitetit institucional dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike.

https://www.facebook.com/share/p/1Jq4r3ZpHM/

Banner

Related posts

Jep dorëheqjen kryeministri Keir Starmer

Admin2

Shasivari: Ligji i Selës rrezikon t’i paraqesë shqiptarët si “pakicë kombëtare”

Admin2

Aliu: Kundërshtimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë është vetëvrasje politike për BDI-në

Admin2