Lajme

Mexhiti nga Gostivari: Garantimi i ujit të pijshëm është detyrim themelor i institucioneve

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka deklaruar se sigurimi i ujit të pijshëm është një e drejtë elementare e qytetarëve dhe një nga detyrimet më themelore të institucioneve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mexhiti njoftoi se ka qëndruar në Gostivar, ku zhvilloi një takim në Komunën e Gostivarit për t’u njohur nga afër me situatën e krijuar dhe masat që po ndërmerren për tejkalimin e saj.

Ai bëri të ditur se, në cilësinë e nënkryetarit të BNJVL-së, ka shprehur gatishmërinë për të ofruar mbështetjen e nevojshme institucionale, me qëllim që kjo krizë të menaxhohet sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja për qytetarët.

Sipas Mexhitit, prioritet mbetet mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, sigurimi i furnizimit me ujë të sigurt dhe koordinimi i të gjitha institucioneve për t’iu përgjigjur me efikasitet situatës së krijuar.

“Në momente si këto, qytetarët kanë nevojë për institucione që veprojnë, bashkëpunojnë dhe marrin përgjegjësi. Jam i bindur se me koordinim të plotë ndërinstitucional dhe me mbështetje të ndërsjellë do ta tejkalojmë këtë situatë sa më shpejt, duke rikthyer normalitetin dhe sigurinë për çdo familje në Gostivar”, ka shkruar Mexhiti.

Banner

Related posts

Drejtori i Shkollës Shqipe, Agron Dedivanaj, në 10-vjetorin e Fondit Humanitar Trieshi

Admin2

Izraeli nuk tërheq forcat nga Libani/ Irani i gatshëm të pezullojë negociatat me SHBA-në, çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme?

Admin2

Mustafa Dauti: BDI-ja e sotshme dështoi në protestën kundër dështimeve të BDI-së së djeshme

Admin2