AKTUALE

Frutex lanson në treg ART Ketchup

Kompania Frutex, e njohur për brendet e saj të suksesshme Golden Eagle, Natural 100%, Relax dhe Zeros, ka lansuar produktin më të ri në treg – ART Ketchup, duke shënuar një hap të ri në zgjerimin e portofolit të saj në industrinë ushqimore.
Me këtë produkt, Frutex synon t’u ofrojë konsumatorëve një alternativë cilësore, të prodhuar në Kosovë, ndaj produkteve të shumta të ketchup-it që importohen çdo vit në tregun vendor.

“Lansimi i ART Ketchup është pjesë e strategjisë sonë për të zgjeruar prodhimin vendor dhe për t’u ofruar konsumatorëve produkte cilësore, të prodhuara në Kosovë. Besojmë se konsumatorët meritojnë sa më shumë alternativa vendore që mund të konkurrojnë me sukses produktet e importuara,” thuhet nga kompania.

Banner

Related posts

Bytyqi në Bruksel në takime skriningu dhe në takime me përfaqësues të KE-së dhe CEFTA-s

admin

Promovohen veprat e reja të studiueses së historisë së artit, Prof. Dr. Jëlldëz Asanit

Gjyla Halili

Shqipëria e para që strehoi afganët, javën e ardhshme mbërrin zyrtarja e SHBA

admin