AKTUALE

Anëtari i Kryesisë së Qendrës Kulturore Islame në Frankfurt vizitoi Myftininë e Tetovës

Myftinia e Tetovës pati kënaqësinë të mirëpresë në një vizitë zyrtare anëtarin e Kryesisë së Qendrës Kulturore Islame në Frankfurt, z. Emin Havzija, i cili u prit nga Myftiu i Tetovës, dr. Selver Xhemaili i shoqëruar nga arkatari Texhep ef. Veseli.

Gjatë takimit u zhvillua një bisedë miqësore dhe vëllazërore, ku u diskutua për aktivitetet fetare, arsimore dhe kulturore që zhvillohen në vend dhe në diasporë, si dhe për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve islame në shërbim të besimtarëve.

Myftiu dr. Selver Xhemaili e falënderoi z. Havzija për vizitën dhe vlerësoi kontributin e bashkatdhetarëve tanë në diasporë në ruajtjen e identitetit fetar, kombëtar dhe kulturor. Nga ana e tij, z. Emin Havzija shprehu mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë, duke theksuar gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit dhe realizimin e projekteve me interes të përbashkët.

Myftinia e Tetovës mbetet e përkushtuar në kultivimin e marrëdhënieve të mira me institucionet dhe komunitetet islame në diasporë, duke forcuar lidhjet e bashkëpunimit dhe unitetit në të mirë të umetit dhe shoqërisë.

Banner

Related posts

Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri

Gjyla Halili

Taravari në një vijë me VMRO-në: Propozimi “FRANCEZ” mund të korigjohet!

Gjyla Halili

Gjyqësori kundër korrupsionit, Selmani: Sfidë e rëndë të mposhtet krimi publik

Gjyla Halili