AKTUALE

Anëtari i Kryesisë së Qendrës Kulturore Islame në Frankfurt vizitoi Myftininë e Tetovës

Myftinia e Tetovës pati kënaqësinë të mirëpresë në një vizitë zyrtare anëtarin e Kryesisë së Qendrës Kulturore Islame në Frankfurt, z. Emin Havzija, i cili u prit nga Myftiu i Tetovës, dr. Selver Xhemaili i shoqëruar nga arkatari Texhep ef. Veseli.

Gjatë takimit u zhvillua një bisedë miqësore dhe vëllazërore, ku u diskutua për aktivitetet fetare, arsimore dhe kulturore që zhvillohen në vend dhe në diasporë, si dhe për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve islame në shërbim të besimtarëve.

Myftiu dr. Selver Xhemaili e falënderoi z. Havzija për vizitën dhe vlerësoi kontributin e bashkatdhetarëve tanë në diasporë në ruajtjen e identitetit fetar, kombëtar dhe kulturor. Nga ana e tij, z. Emin Havzija shprehu mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë, duke theksuar gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit dhe realizimin e projekteve me interes të përbashkët.

Myftinia e Tetovës mbetet e përkushtuar në kultivimin e marrëdhënieve të mira me institucionet dhe komunitetet islame në diasporë, duke forcuar lidhjet e bashkëpunimit dhe unitetit në të mirë të umetit dhe shoqërisë.

Banner

Related posts

Ademi: BDI nuk e politizon protestën, ftesa është e hapur për të gjithë

Gjyla Halili

Haradinaj: Kosova është zhytur në krizë të thellë, opozita të bashkohet për mocion mosbesimi

admin

Hovenier flet për ndërhyrjen e NATO-s: Kishin shteruar të gjitha alternativat për të ndalur gjakderdhjen

Gjyla Halili