AKTUALE

Zv. kryetari i KMSHZ-së, Dr. Mixhit Osmani, vizitoi Myftininë e Tetovës

Më 16.07.2026, Myftinia e Tetovës pati kënaqësinë të mirëpresë Dr. Mixhit Osmanin, zëvendëskryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar të Zvicrës (KMSHZ), i cili u prit nga Myftiu i Tetovës, Dr. Selver Xhemaili.

Gjatë takimit u zhvillua një bisedë vëllazërore dhe mjaft frytdhënëse, ku u diskutua për aktivitetet fetare, arsimore dhe kulturore të të dy institucioneve, si dhe për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve islame në trojet shqiptare dhe në diasporë.

Myftiu Dr. Selver Xhemaili e falënderoi Dr. Mixhit Osmanin për vizitën, duke vlerësuar kontributin e Komunitetit Mysliman Shqiptar të Zvicrës në ruajtjen e identitetit fetar e kombëtar të bashkatdhetarëve tanë në mërgatë.

Nga ana e tij, Dr. Osmani shprehu mirënjohjen për mikpritjen dhe vlerësoi angazhimin e Myftinisë së Tetovës në shërbim të besimtarëve dhe të shoqërisë.

Banner

Related posts

NEIM MISIMI EMËROHET SEKRETAR NË FAKULTETIT E SHKENCAVE ISLAME

Gjyla Halili

Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Gjyla Halili

Në katër komuna të Shkupit do të ketë balotazh

Gjyla Halili