Lajme

Ferati merr detyrën si ministër: Fillojmë ndryshe, me qasje të hapur dhe punë të ndershme

Ministri i sapozgjedhur për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, ka falënderuar shumicën parlamentare për votën dhe besimin e dhënë për emërimin e tij në këtë detyrë.

Përmes një reagimi publik, Ferati theksoi se zgjedhja në krye të Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive përfaqëson një nder, por mbi të gjitha një përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve.

\”Zgjedhja në këtë detyrë është një nder, por mbi të gjitha një përgjegjësi e madhe publike. Besimin që mora sot e konsideroj si obligim për punë të ndershme, qasje të hapur dhe rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve\”, u shpreh Ferati.

Ai shtoi se mandatin e tij do ta ndërtojë mbi transparencën, përkushtimin dhe rezultatet konkrete, ndërsa mesazhin e tij e përmbylli me fjalët:

\”Nga sot, fillojmë ndryshe. Faleminderit!\”

Banner

Related posts

Pas tetë viteve një familje ia kthen shtëpinë Halil Kastratit: Falë Zotit jeta jonë tani ka ndryshuar

Admin2

Milloshoski: Protokolli i dytë fsheh bllokada të reja bullgare, ndryshimet kushtetuese nuk janë kushti i vetëm

Admin2

BE-ja pajtohet për hapjen e grupkapitullit të parë të negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë

Admin2