AKTUALE

Ali Ahmeti merr pjesë në pritjen solemne të Ambasadës së Francës në Shkup me rastin e 14 Korrikut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Republikës së Francës në Shkup, me rastin e Festës Kombëtare të Francës – 14 Korrikut.
Me këtë rast, Ahmeti theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të miqësisë dhe partneritetit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Francës, duke vlerësuar rolin e Francës si një partner i rëndësishëm evropian dhe si një nga shtyllat kryesore të Bashkimit Evropian.
Ai nënvizoi mbështetjen e vazhdueshme të Francës për paqen, stabilitetin, demokracinë dhe procesin e integrimit evropian të vendit, duke shprehur mirënjohje për kontributin e saj në forcimin e vlerave të përbashkëta evropiane.
Gjatë aktivitetit, Ali Ahmeti uroi popullin francez me rastin e Ditës Kombëtare dhe ambasadorin Christophe Le Rigoleur, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë të thellohet në frymën e lirisë, solidaritetit, respektit të ndërsjellë dhe partneritetit evropian.

Ja postimi plotë:

Me kënaqësi mora pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Republikës së Francës në Shkup, me rastin e Festës Kombëtare të Francës, 14 Korrikut.

Kjo ishte një mundësi e mirë për të ritheksuar rëndësinë e miqësisë dhe partneritetit me Francën, një shtet mik dhe një nga shtyllat kryesore të Bashkimit Evropian, që vazhdimisht ka mbështetur paqen, stabilitetin, demokracinë dhe perspektivën evropiane të vendit tonë.

Në këtë ditë të veçantë, shpreha urimet e mia më të sinqerta popullit francez dhe ambasadorit Christophe Le Rigoleur, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona do të vazhdojë të forcohet në frymën e vlerave të përbashkëta evropiane, lirisë, solidaritetit dhe respektit të ndërsjellë.

Banner

Related posts

SKËNDERBEU VJEN NË MALËSINË E MADHE: SHQIPTARËT BASHKË SI NË KOHËN E LAVDISHME TË KRYETRIMIT

Gjyla Halili

Muamet Demiri i bashkohet Fraksionit të BDI-së

admin

Xhaferi në Bruksel në takime me Sharl Mishel dhe fon der Lajen

Gjyla Halili