Lajme

Komuna e Tetovës publikon gjithë korrespodencën me Gjykatën Kushtetuese

Komuna e Tetovës ka publikuar sot gjithë korrespodencën me Gjykatën Kushtetuese për procedurën e ndryshimit të emrave të rrugëve, deri sa thotë se e gjithë procedura është zhvilluar në kohë dhe pa vonesë. Kreu i komisionit Albi Qamili, thotë se në arkivin shtetëror dhe në arkivin e komunës nuk ekziston dokumenti me të cilin komuna njofton Qeverinë me vendimin për ndryshimin e emrave të rrugëve. Ai shton se këshilli komunal në vitin 2007 ka bërë lëshime procedurale. Korrespondenca me Gjykatën publikohet me kërkesë të BDI-së të cilët thonë se kanë ndjekur deri në fund procedurën për ndryshimin e emrave të rrugëve kur kishin pushtetin lokal në Tetovë.

“Ne iu përgjigjëm Gjykatës se brenda afatit ligjor parashikuar me Nenin 73 nga Qeveria nuk është dërguar asnjë mendim, pëlqim apo qëndrim, pra ia sugjeruam edhe këtë çështje Gjykatës, se nëse Qeveria nuk sjell përgjigje, këshilli i komunës duhet të sjell pëlqim se ky vendim hyn në fuqi. Problemi është se në vitin 2007, këshilli i asaj kohe kur ka marr vendim pas dërgimit të listës në qeveri siç thonë ata sepse fakt nuk ka se kanë dërgu, por nëse e kanë këtë kërksë le të na tregojnë, por edhe nëse e kanë bë këtë ata nuk janë thirrur në Nenin 73 por janë bazuar në nenin 4 të përcaktimit të emrave të rrugëve ku parashihet mendim pozitiv nga Qeveria e vendit”, U shpreh Albi Qamili, Kryetar i komisionit për emërtim të rrugëve.

Por edhe përkundër kësaj përplasje të krijuar për emrat e rrugëve, Qamili thotë se komisioni po harton listën përfundimtare të emrave, ndërsa në këtë listë do të jenë edhe emrat e vitit 2007

“Po edhe këta emra që kanë qenë në vendimin e 2007 ajo listë do ti përmbaj, por ne jemi të kujdesshëm që kjo të mos hasë në lëshime procedurale, por në momentin që do kemi propozimin përfundimtar të listës, do të thirrim mbledhjen dhe do e miratojmë atë listë dhe do e dërgojmë në Qeverinë e Maqedonisë së veriut”, u shpreh Albi Qamili, Kryetar i komisionit për emërtim të rrugëve

Sipas Qamilit, për listën e re me emrat e ri të rrugëve, shesheve, urave etj., ka marrëveshje paraprake me partnerin e koalicionit VMRO-në, dhe ajo pritet të kryhet brenda dy muajsh. /alsat.mk

Banner

Related posts

Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë, Muka: Rama i maste punët e ministrave me pëlqime në Facebook

Admin2

Mexhiti: Kampusi i Universitetit “Nënë Tereza” po merr formë

Admin2

Millshoski dhe Hricova: Mbështetja sllovake për integrimin evropian u konfirmua

Admin2