Lajme

Latifi: Maqedonia e Veriut hyn në fazën e verifikimit për integrimin e tregut të energjisë elektrike me BE-në

Drejtori i SHA MEPSO, Burim Latifi, ka bërë të ditur se Maqedonia e Veriut ka hyrë në fazën e verifikimit në procesin e integrimit të tregut të energjisë elektrike me Bashkimin Evropian (market coupling), pasi ka përmbushur të gjitha parakushtet e nevojshme ligjore.

Sipas Latifit, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka konfirmuar fillimin e kësaj faze, e cila përbën një hap të rëndësishëm strategjik drejt integrimit evropian në sektorin e energjisë.

Ai theksoi se gjatë procesit të verifikimit do të vlerësohet zbatimi praktik i kornizës së re ligjore, si dhe gatishmëria institucionale dhe operacionale e pjesëmarrësve të tregut për integrim të plotë në tregun unik evropian të energjisë elektrike.

“Ky zhvillim paraqet një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një tregu më efikas, më konkurrues dhe më të sigurt të energjisë elektrike”, ka shkruar Latifi.

Sipas tij, është veçanërisht inkurajuese që Maqedonia e Veriut renditet ndër vendet e para në rajon që arrijnë këtë fazë, si pala e katërt kontraktuese e Komunitetit të Energjisë, pas Serbisë, Malit të Zi dhe Moldavisë.

Latifi vlerësoi se ky progres dëshmon përkushtimin institucional ndaj reformave, harmonizimit me standardet evropiane dhe forcimit të stabilitetit energjetik në vend dhe në rajon.

Në fund, ai theksoi se SHA MEPSO mbetet e angazhuar në zbatimin e standardeve evropiane dhe avancimin e bashkëpunimit rajonal në sektorin elektroenergjetik, me synim ndërtimin e një sistemi energjetik më modern, më të qëndrueshëm dhe të integruar.

Banner

Related posts

Vilson Sinishtaj: Tuzi dëshmoi një të vërtetë të madhe – shqiptarët fitojnë vetëm kur janë të bashkuar

Admin2

Taksistët kërcënojnë me protesta

Admin2

Kryetari i “Jehona e Malësisë” Zef Berishaj: Koha e nënvlerësimit të shqiptarëve ka marrë fund

Admin2