AKTUALE

MYFTIU I TETOVËS ME BASHKËPUNËTORË NË VIZITË URIMI TE REISUL ULEMA

Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, priti në një vizitë urimi Myftiun e Tetovës, Dr. Selver Xhemaili, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, referentët z. Muhamet Berzati, z. Rexhep dhe z. Resi.

Delegacioni e përgëzoi Reisul Ulemanë me rastin e nderimit të tij me titullin e lartë akademik Doctor Honoris Causa, duke e cilësuar këtë vlerësim si një mirënjohje të merituar për kontributin e tij shumëvjeçar në afirmimin e vlerave islame, zhvillimin e arsimit fetar dhe udhëheqjen e Bashkësisë Fetare Islame.

Me këtë rast, Myftiu Dr. Selver Xhemaili shprehu urimet e tij më të përzemërta, duke theksuar se ky titull përbën nder dhe krenari jo vetëm për Reisul Ulemanë, por edhe për të gjithë Bashkësinë Fetare Islame dhe besimtarët e saj.

Duke falënderuar Myftiun e Tetovës dhe bashkëpunëtorët e tij për vizitën dhe urimet, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë, duke theksuar se titulli Doctor Honoris Causa është një vlerësim që e motivon edhe më shumë për të vazhduar me përkushtim misionin në shërbim të fesë, atdheut dhe shoqërisë.

Banner

Related posts

Kryetari i BDI në Zhelinë, Sulejmani thumbon kreun e komunës Sejdiun

Gjyla Halili

Korridori 8/ Grubi: Ditë historike, mbi skepticizmin, triumfoi guximi, vizioni dhe vendosmëria

admin

A ju kujtohet prezantuesja Maja Sinadinovska, ja me çfarë po merret tani dhe si duket

admin