Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë paqëndrueshmëri lokale me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë dhe në disa vende paraqitje të stuhisë të shkurtër me breshër. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 30 deri në 38 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë mot me diell dhe i nxehtë me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare veriore. Pasdite do të ketë paraqitje të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi të shkurtër. Temperatura minimale do të bie në 17 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 35 gradë.
Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nën ndikim të serisë së valëve të lagështa të ajrit nesër dhe të premten moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm, në disa vende me shi të përkohshëm dhe bubullima. Proceset lokale do të jenë më intensive në formë të stuhisë me shi të rrëmbyeshëm prej mbi 15 litra në një metër katror, zbrazje elektrike, erë të fortë me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë dhe paraqitje të breshërit. Temperaturat do të jenë në rënie. Në ditët e fundjavës do të mbajë mot më i freskët dhe do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore.
