SPORT

Ardian Krasniqi mposht Vinko Zadro dhe shpallet kampion i Evropës

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i Evropës në kategorinë gjysmë të rëndë.

Meçi është zhvilluar në kuadër të spektaklit të boksit “Showdown for Legacy IV” në Gjermani dhe është transmetuar drejtpërdrejt në RTK.

Krasniqi ka hyrë në ring me objektivin për të mbrojtur titullin WBO Intercontinental, ndërsa njëkohësisht synonte edhe titullin evropian. Ai ka zhvilluar një paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë duelit, duke dominuar në shumicën e raundeve përballë kundërshtarit kroat.

Megjithatë, dallimin vendimtar e ka bërë në raundin e fundit, ku ka treguar epërsi të qartë dhe e ka vulosur fitoren.

Me këtë triumf, Ardian Krasniqi jo vetëm që e ka mbrojtur titullin e tij WBO Intercontinental, por edhe e ka fituar titullin e kampionit të Evropës.

Banner

Related posts

Interi me sfida të bujshme verore përpara

admin

‘Shqipëria ia del’ Porosia e Xhani de Biazit: Bllokoni Levandovskin dhe mos humbni më raste si ai kundër Çekisë

admin

Ëndrrat e Guardiolas – Kreu

admin