Lajme

Zëvendësdrejtori i Fondit për sigurim shëndetësor, Bislimi: 9 nga 10 barna të reja pa pagesë shtesë për të siguruarit

Zëvendësdrejtori i Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë së Veriut, Sedat Bislimi, ka bërë të ditur se në listën e barnave të disponueshme në barnatore janë përfshirë 18 brende të reja, që përfaqësojnë 10 barna gjenerike.

Sipas Bislimit, nëntë nga dhjetë barnat gjenerike të reja do të jenë të disponueshme pa pagesë shtesë për personat e siguruar, duke zgjeruar mundësitë për trajtim dhe duke ulur barrën financiare për pacientët.

Ai theksoi se zgjerimi i listës së barnave është pjesë e përpjekjeve të Fondit për të përmirësuar qasjen në terapi dhe për të ofruar më shumë zgjedhje për qytetarët.

“Fondi për Sigurim Shëndetësor ka përfshirë 18 barna të reja (brende) prej 10 barnave gjenerike. Nëntë nga dhjetë janë pa pagesë shtesë për personat e siguruar. Pacienti është në qendër të aktiviteteve tona”, deklaroi Bislimi.

Banner

Related posts

VLEN: Përfaqësimi i drejtë bëhet ligj, institucionet do të mbajnë përgjegjësi

Admin2

Shtegtimi Tradicional për në Greçë 2026 – Në Nder të 115-Vjetorit të Kuvendit të Greçës

Admin2

Provimi i jurisprudencës në shqip, Sali: Në grupin e punës po bëhen diskutimet finale

Admin2