Lajme

Komuna e Tetovës për emrat e rrugëve: 4 qeveritë e BDI-së nuk e kaluan vendimin në Qeveri

Komuna e Tetovës përmes një reagimi për media ka bërë të ditur se riemërtimi i rrugëve në Tetovë, asnjëherë nuk u bë i plotfuqishëm, pasi siç thonë, “4 qeveritë e BDI-së nuk e kaluan këtë si vendim në Qeveri dhe si të tillë ato nuk figuruan as në Kadastër e as në Regjistrin qendror”.

Në reagimin e komunës, theksohet madje se gjykatësit shqiptarë të Gjykatës Kushtetuese, të zgjedhur nga pushteti i kaluar, në vend se ta mbrojnë interesin shqiptar në atë institucion, po merren me politikë ditore.

“E vërteta është se vendimi për riemërtimin e rrugëve në Tetovë asnjëherë nuk u bë i plotfuqishëm, për shkak se 4 qeveritë e BDI-së pas vitit 2007 nuk e kaluan si vendim në Qeveri. Prandaj ato nuk figuruan kurrë as në Kadastër e as në Regjistrin qendror”, thuhet në reagim.

Pavarësisht kësaj, shtojnë nga komuna, gjykatësit shqiptarë në Gjykatën Kushtetuese nuk duhej të lejonin të hapet kjo procedurë në kohën kur Komuna e Tetovës është pranë finalizimit të riemërtimit zyrtar të rrugëve në Tetovë.

“Tendenca është e qartë: të krijohen tensione ndëretnike. Ndërsa pas kësaj tendence qëndron partia e cila i shpërndanë zyrtarisht deklaratat e një gjykatësi kushtetues”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Banner

Related posts

Përfundon viti shkollor në Shkollën Shqipe në Michigan, ndahen certifikatat për nxënësit

Admin2

Stefan Bogoev del nga paraburgimi, por mbetet pa pasaportë, pranohet garancia prej 55.000 eurosh

Admin2

Hoxha në në Bogovinë: Investime në infrastrukturë për mjedis më të sigurt dhe më cilësor jetësor

Admin2