Lifestyle

Dikur ishte “fshati i milionerëve”, kurse sot ka vetëm 20 banorë

Fshati kroat Velo Grablje në ishullin e Hvarit, i njohur dikur si “fshati i milionerëve” për shkak të prodhimit fitimprurës të livandës (bimë aromatike dhe mjekësore), sot numëron vetëm 20 banorë, duke shënuar një rënie prej 96 për qind të popullsisë brenda një shekulli.

Historia e suksesit ekonomik të fshatit nisi në fund të viteve të njëzetë të shekullit të kaluar, kur banori vendas Bartul Tomiçiq nisi kultivimin e livandës dhe prodhimin e vajit esencial si alternativë ndaj krizës që përfshiu vreshtat lokale.

Qendra e prodhimit ishte Velo Grablje. Në mesin do shekullit të 20-të, livanda sillte aq shumë të ardhura të mira, saqë banorët e fshatit ishin ndër më të pasurit në ishull, prandaj vendi mori poreofkën “fshati i milionerëve”.

Për shkak të klimës ideale, ky aktivitet mori hov të madh dhe rreth mesit të shekullit të 20-të i shndërroi banorët e zonës në ndër më të pasurit në ishull, duke e pozicionuar Hvarin deri në vitet 1970 si një nga pikat më të rëndësishme të livandës në Mesdhe. Rënia e mëvonshme e çmimeve të blerjes, emigrimi i të rinjve drejt kontinentit dhe zjarret që shkatërruan plantacionet sollën braktisjen graduale të fshatit, ku në periudhat më të vështira mbetën vetëm shtatë banorë të përhershëm. Sot, ky lokalitet me arkitekturë autentike guri po përjeton një lloj rilindjeje përmes turizmit kulturor dhe ruajtjes së traditës, ku pika kryesore e investimit mbetet “Festivali i Livandës” që organizohet çdo fillim korriku, raporton Bizportal.

Banner

Related posts

Një ëmbëlsirë mbi një mijë vjeçare bizantine, tortë me djathë dhe mjaltë e lehtë për t’u gatuar

Admin2

Dasma luksoze e Dua Lipës shkakton zemërim në Siçili? Banorët protestojnë, këngëtarja raportohet se u pagoi kompensim?

Admin2

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?

Admin2